Regjistrohu si ojq
Je një organizatë që organizon aktivitete edukative, sportive, apo kulturore? Regjistrohu tani në platformën tonë dhe bëhu pjesë e një rrjeti që lidh të rinjtë me aktivitetet e tua! Përmes platformës sonë, mund të promovosh aktivitetet, të komunikosh drejtpërdrejt me pjesëmarrësit, dhe të rritësh numrin e tyre. Çdo aktivitet që poston, pas aprovimit nga admini, u dërgohet si njoftim të gjithë përdoruesve. Mos e humb këtë mundësi – regjistrohu tani!
Si të Regjistroheni?
Hapi 1: Dërgoni email-in e interesit në roe.kosovo@gmail.com.
Hapi 2: Sigurohuni që email-i juaj të përfshijë këto elemente/dokumente:
- Logon e organizatës (cilësi e lartë).
- Certifikatën e regjistrimit.
- Një përshkrim të shkurtër të organizatës (rreth 230 karaktere).
- Paragrafin e autorizimit për përdorimin e logos dhe përshkrimit tuaj (teksti i gatshëm ofrohet më poshtë).
- Komunën/at në të cilat organizata juaj vepron
Hapi 3: Nëse jeni grup joformal, në vend të certifikatës së regjistrimit mund të dërgoni një dokument aprovues nga një institucion komunal si DKRS.
Dokumenti duhet të përfshijë:
- Konfirmim të legjitimitetit të grupit.
- Leje për regjistrim në platformë.
- Verifikim se email-i i përdorur për regjistrim në platformën tonë është në pronësi të grupit.
Me këtë email, ne, [Emri i Organizatës], autorizojmë platformën e-rinia të përdorë logon dhe përshkrimin e organizatës sonë brenda platformës, për qëllime promovimi dhe informimi të përdoruesve.